Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit

Tashmë kanë përfunduar takimin ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit, duel në kuadër të xhiros së 22-të në Superligë.

Feronikeli me rezultat të pastër në 0:3 arriti ta mposhtte klubin e Arbërisë, ku skuadra e teknikut, Morina bën hap të gabuar, pasi me këtë humbje janë shumë pranë zonës së kuqe.

E pas ndeshjes foli edhe trajneri i Niklit, Klodian Duro, i cili tha se ekipi tij është i bashkuar dhe që secili e kryen punë e vet.

“Unë mendoj se nga një humbje mund të fitosh, ne jemi një ekip i bashkuar dhe secili bën detyrat e veta. Mendoj që këtë fitore dua t’ua dedikoj futbollistëve të mi që japin gjithçka për fanellën”, tha Duro.