FC Llapi sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Antalia të Turqisë, shumica e klubeve në Superligën e Kosovës kanë zgjedhur Antalinë për të përgatitur skuadrën sa më mirë për pjesën pranverore në BKT Superligën e Kosovës.
KF Llapi mesditën e sotme ka arritur në Antalya të Turqisë dhe pasdite ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.Llapjanët duken mjaftë të motivuar dhe të përkushtuar për punë, seanca e parë stërvitore u zhvillua në kompleksin “Asteria Kremlin Palace” dhe zgjati rreth një orë e gjysmë.
Fituesit e Kupës së Kosovës do të zhvilloj paraditën e nesërme seancën e radhës stërvitore kurse nga ora 15:30 (koha lokale në Turqi) do ta zhvillojnë ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Olimp Dolgoprudny.
Stafit teknik për pjesën pranverore, pas disa muajve pauzë përshkak të disa obligimeve personale iu është bashkangjitur edhe trajneri i mirënjohur, Sunaj Keqi.