Fitorja i mbanë gjallë shpresën Hajvalisë

Ndeshje vendimtare si për Hajvalinë, ashtu edhe për Trepçën ’89, konsiderohet përballja e së dielës që luhet në Kizhnicë.

Hajvalia për herë të parë këtë vit, luan në këtë stadium, derisa pret 89-shi që po ashtu varet nga kjo sfidë.

Mbrojtësi mitrovicas i Hajvalisë, Arbër Prekazi thotë se me angazhim mund t’i rikthehen fitores.

“Si gjithmonë takimet me Trepçën ’89 janë mjaft të vështira, kur dihen kualitetet që posedojnë si ekip, e kur kësaj i shtohen edhe individ si Baliqi, Hyseni e Idrizi, atëherë neve na mbetet që të angazhohemi shumë për të fituar dhe të mbajmë hapin me skuadrat tjera për titull”, deklaroi Prekazi për GazetaOlle.com.