Fitorja e tretë radhazi për Trepçën

Përkundër disa mungesave, Trepça ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Art Motion Superligë, duke mundur RC Cola Dritën me rezultat 58:98 (18:23, 11:19, 13:25, 16:31).


Në çerekun e parë, mysafirët nga Mitrovica kishin një epërsi të lehtë, duke e fituar këtë pjesë 18:23. Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me shifrat 29:42.

‘Xehetarët’ nuk u ndalën as në periodën e tretë, ku dominuan tërësisht për të fituar këtë pjesë 13:25, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 42:67. Në 10 minutat e fundit, Trepça thelloi edhe më shumë epërsinë për të triumfuar me rezultat 58:98.

Te gjilanasit u dalluan Arian Memeti me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Marcus Myers me 18 pikë e tri kërcime, kurse te mitrovicasit u dalluan Amin Hot me 12 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, Andrew Gordon me 12 pikë e 10 kërcime dhe Taurus Cockfield me 20 pikë e shtatë kërcime.

RC Cola Drita ka tri humbje, kurse Trepça tri fitore.

Kjo është super kënga me të cilën Florian Marku do të ngjitet në ring

HISTORIKE: Florian Marku triumfon ndaj Maxim Prodan në super-meçin që zgjati 10 raunde