Fitorja e tretë radhazi për Penzën

Penza ka shënuar fitore bindëse ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat 107:62 (23:20, 26:11, 28:16, 30:15), në kuadër të xhiros së tretë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën pejane, ndërsa humbja e tretë për skuadrën tiranase.

Vendaset e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 12:2, por më pas kundërpërgjigjen mysafiret shpejt dhe çereku i parë ishte i baraspeshuar, duke përfunduar me rezultat 23:20. Vashat pejane ishin më të mira në periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në 20 pikë, 42:22, ndërsa pjesa e parë përfundon me rezultat 49:31.

Kampionet e Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë. Në periudhën e tretë e rritin epërsinë edhe më shumë, që shkoi deri në 33 pikë, 74:41, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 77:47. Dhjetë minutat e fundit ishin formal, madje Penza rriti edhe më shumë epërsinë dhe triumfoi 107:62.

Te Penza u dallua Rael Whitsitt me 33 pikë e 18 kërcime, kurse te Partizani, Aida Palko kishte 19 pikë.

Kosova nikoqire e Kampionatit Evropian U19 për femra, pritet konfirmimi edhe për meshkuj U22

Driblimet më të bukura të javës në Premier League, dy janë të Armando Brojës (VIDEO)