Fitorja e Feronikelit ndryshon edhe tabelën

Ka ndryshuar tabela pas fitores së Feronikelit ndaj Lirisë, me kampionin në fuqi që është rikthyer përsëri në vendin e parë në tabelë.

Tani skuadra nga Drenasi ka 44 pikë, tri më shumë se Hajvalia, e cila luan nesër kundër Drenicës në shtëpi.

Ndërkohë, Liria mbetet në vendin e tetë me 28 pikë dhe me rrezik të madh për mbijetesë.

untitled_1459605299-724329