Fitoret ndaj Gjilanit dhe Dritës, momentet e arta për vitin 2019 te Prishtina

Prishtina e ka mbyllur edicionin vjeshtor në pozitën e tretë në Superligën e Kosovës.

Ekipi nga kryeqyteti, sot në faqen e tyre zyrtare ka publikuar një shkrim, ku kujton dy momentet më të mira të vitit 2019, të cilat i quan edhe si momente të arta, shkruan Gazeta Olle.

“Kur fiton në frymën e fundit. Kundër dy skuadrave gjilanase pretendente për titull”, ka shkruar faqja zyrtare e Prishtinës.

Prishtina, kishte mposhtur 2:1 Gjilanin në ‘Fadil Vokrri’, me një gol të Alban Shillovës në minutën e 95-të.

Kurse, 1-0 kishte fituar ndaj Dritës po në të njëjtin stadium me një gol të Armend Thaçit në minutën e 82-të./Gazeta Olle