Fitoret e Ospinas

David Ospina po kalon një formë të mrekullueshme te skuadra e Arsenalit.

Portieri i Arsenalit, David Ospina, për shumë pak kohë ka vënë një rekord të rëndësishëm në Premierligë.

Ospina në 12 ndeshjet që ka luajtur si titullar me londinezët i ka fituar 11 në Premierligë duke pasur koeficient të fitores 92 %.

Një rekord të tillë nuk e ka arritur asnjë lojtar në Premierligë që ka zhvilluar së paku 10 ndeshje.