Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Trepça ’89 ka marrë fitore të madhe ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.
Ishte minuta e 12-të e ndeshjes kur Armend Gashi realizoi për 1-0
Drita dominoi pjesën tjetër të ndeshjes duke krijuar shumë raste shënimi, por Donat Kaçiu bëri ndeshje të madhe duke mbajtur portën e paprekur.
Dukagjini ka marrë tre pikë të mëdha pasi ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por që përfundoi me një gol të shënuar.
Ishte minuta 43-të e ndeshjes kur erdhi goli i parë në këtë takim.
Një harkim nga këndi bëri që Mërgim Pefqeli ta dërgoj topin në rrjetën e tij.
Më herët gjyqtari e kishte ndalur lojën, por pasi rishikoi rastin në VAR e pranoi golin për 1-0.
Prishtina sulmoi deri në fund, por pa arritur të barazonte shifrat. /Gazeta Olle/