Fitore spektakolare e Arsenalit në derbin e Londrës ndaj Tottenhamit

Arsenali ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Tottenham Hotspur duke e mposhtur (3-1) në atë që njihet si derbi i Londrës Veriore.

Topçinjtë e vulosën fitoren përballë rivalit lokal që në pjesën e parë në të cilën i shënuan tre gola.

Emile Smith Rowe e hapi serinë e golave në minutën e 12-të, për të vazhduar me Pierre-Emerick Aubameyang (28’) që e dyfishoi epërsinë.

Një gol tjetër e shënoi Bukayo Saka (34’) duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar të pjesë së parë.

Në fraksionin e dytë, Spursat ia dolën të shënonin një gol përmes Heung-Min Son (79’), por që rezultoi vetëm si gol i nderit.

Xhiro e shtatë e Superligës zhvillohet në mesjavë, këto janë super përballjet që na presin

Lazio triumfon në derbin lokal përballë Romës