Fitore për Bayernin dhe Dortmundin

Bayern Munich pas humbjes në Ligën e Kampionëve është rikthyer te fitorja duke mposhtur në udhëtim Hoffenheimin me rezultat 2:0.

Golat për ‘bavarezët’ u shënuan nga Rode dhe një autogol nga Beck.

Në ndeshjen tjetër Borussia Dortmund ka arritur fitore 3:0 përballë skaudrës së Paderbornit, të Alban Mehës.