Fitore minimale ndaj Empoli-t në “San Siro”, Milan ruan ecurinë pozitive

Milan merr 3 pikët në shtëpi ndaj Empolit, në ndeshjen e javës së 28-të të Serie A që u mbyll me rezultatin minimal 1-0.

Takimi i luajtur në “San Siro” nuk solli raste të shumta, megjithatë vendasit ia dolën që të fitonin në fund.

Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 41’, moment në të cilin Pulisic gjeti rrugën drejt rrjetës, pas asitit të dhuruar nga Okafor.

Në pjesën e dytë nag të dyja skuadrat u provua që të gjendej rruga drejt rrjetës, por pa sukses.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Milan që ruan ecurinë pozitive të javëve të fundit, teksa Empoli pëson humbjen e dytë radhazi.

Sa u përket lojtarëve shqiptarë të Empolit, minuta pati vetëm për Ardian Ismajlin, me mbrojtësin e kombëtares “kuqezi” që e nisi sfidën si titullar, por luajti për vetëm 42 minuta për shkak të një dëmtimi. /Gazeta Olle/

“Legia nuk e lëshonte”, presidenti i Besiktas tregon prapaskendat e transferimit të Muçit

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Shpëtim Beqirit