Fitore me aromë ‘play-offi’

Ndeshja më e nxehtë e kësaj jave në ETC Superligën e basketbollit të Kosovës, u zhivllua në Drenas, ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagel Yllit. Në këtë takim ishin suharekasit të cilët në fund iu gëzuan fitores me rezultat 67:83 për, t’u afruar edhe më shumë zonës së ‘play-offit’, trasnmeton ‘Gazeta Olle’.

Dy periudhat e para ishin më të mira për myasfirët të cilët u treguan më të kujdesshëm duke bërë që në pushim të shkonin me rezultat 46:34.

Në dy çerekët e fundit ndeshja ishte më interesante pasi mitrovicasit ndryshuan qasjen e lojës duke aplikuar mbrojtje më të fort për të ngushtar rezululatin.

Por edhe përkundër kësaj ishin suharekasit, të cilët në fund iu gëzuan fitores me rezultat 83:67.
Pas kësaj fitoreje Ylli mbanë pozitën e katërt me 32 pikë, një më shumë se Trepça, në pozitën e pestë.