Fitore e madhe në Podujevë, Drenica feston dhe pastron zhveshtoren e Llapit!

Pritej këndellja e Llapit, por erdhi befasia e Drenicës. Kuqezinjtë kanë shkëlqyer sot në Podujevë, duke mundur Llapin 1:0.

Skuadra e Fadil Ramës tregoi disiplinë të madhe taktike, derisa u tregua edhe “vrastare” në sulm për t’i rrëmbyer tri pikë shumë të rëndësishme në “Zahir Pajaziti”, përcjellë Gazeta Olle.

Skuadra e ka shijuar shumë fitoren sot, sa që ka festuar e bashkuar në zhveshtoret e stadiumit.

Pas festës, futbollistët e Drenicës kanë pastruar zhveshtoren duke e lënë atë në gjendje perfekte.

Golin e vetëm në fitoren e mysafirëve e realizoi Hysen Tahiri.

Më poshtë fotot nga foto-reporteri i gazetës, Hilmi Veliu. /Gazeta Olle/