Fitore e madhe e Strugës, Besart Ibrahimi realizon het-trik

Struga vazhdon të bëjë mirë dhe të fitojë në Conference League. Skuadra e Shpëtim Duros triumfoi 3-1 në Shkup përballë Hesperange (Luksemburg) takimin e parë të turit të tretë në Conference League.

Besart Ibraimi ishte heroi i kampionëve të Maqedonisë së Veriut me tre gola, dy nga të cilët nga pika e bardhë. Sulmuesi 36-vjeçar është ngjitur në kuotën e 24 golave në kompeticionet europiane.

Ndërkohë që kapiteni i Hesperange, gjermani Dominik Stolz realizoi golin e vetëm për skuadrën udhëtuese sapo filloi pjesa e dytë. Dueli i kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme (17 gusht) në Luksemburg.

Ferizaj bën goditjen e madhe, transferon sulmuesin iranian

Ballkani – Lincolnd Red Imps, formacionet zyrtare