Fitore e madhe e Arsenalit në udhëtim te Wolves

Arsenali ka dalë triumfues në Molineux Stadium përballë Wolverhampton Wanderers (1-0) në ndeshjen e xhiros së 24 të Ligës Premier.

Ben White ishte i pari që rrezikoi nga brenda zonës, mirëpo goditja e tij u bllokua. Ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të.

Pas një harkimi nga këndi, lojtarët mysafirëve reaguan brenda zonës për ta kthyer topin në drejtim të portës dhe pas asistimit të fundit nga Alexandre Lacazette, Gabriel e dërgoi në rrjetë.

Raul Jimenez e Nelson Semedo për vendasit dhe Lacazette për vizitorët rrezikuan para se skuadrat të shkonin në pushim, mirëpo nuk pati ndryshim rezultati.

Wolves i vazhduan përpjekjet në fraksionin e dytë me anë të Daniel Podence e Leander Dendoncker, por mungonte konkretizimi.

Në anën tjetër, në minutën e 69-të, Gabriel Martinelli mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Raul Jimenez e futi topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje. Menjëherë pas, Lacazette pati një rast të mirë shënimi, por goditi jashtë.

Falë kësaj fitoreje, Arsenali është ngritur në pozitën e pestë në tabelë me 39 pikë, aq sa ka edhe Manchester Unitedi një vend më poshtë. Vendi i katërt (West Ham United) është një pikë larg.

Wolverhampton Wanderers qëndron në pozitën e tetë në renditje me 34 pikë të grumbulluara.

Liverpooli fiton dhe vazhdon ndjekjen e Cityt

Juventusi fiton me vështirësi, por kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë