‘Fitore e keqe’

Luis Enrique i kënaqur me fitoren kundër Celta Vigos.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është shprehur i lumtur me fitoren kundër Celta Vigos.

Enrique deklaroi se kjo fitore e keqe do t’i bëjë mirë skuadrës së tij në ndeshjet e mbetura këtë edicion.

“Ne patëm vështirësi ta kontrollonim ndeshjen, sepse luajtëm ndaj një skuadre të mrekullueshme”, u shpreh Enrique.

“Të fitosh kurrë nuk është keq. Nuk dhemb as të fitosh në këtë mënyrë”, shtoi tutje trajneri katalunas.