Fiton Trepça, shënon koreani

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ballkanit të Therandës, në një ndeshje miqësore e cila u zhvillua në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ Prizren me rezultat 3:1.

Golat për skuadrën mitrovicase u shënuan nga Fiton Hajdari, Bujar Idrizi, dhe koreani Lee.

Në anën tjetër, golin e vetëm për Ballkanin e realizoi Flakon Berisha.

Përderisa Trepça bënë gara në Superligë, Ballkani është pjesë e Ligës së Parë.