Fiton Shqipëria, ‘shpërthen’ Xhaka

Shqipëria e ka mposhtur në udhëtim Izraelin në sfidën e gjashtë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”.

Ndeshja e zhvilluar në “Sammy Ofer Stadium” përfundoi 0:3 në të mirë të mysafirëve.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi, Armando Sadiku, me dy gola, derisa një tjetër u shënua nga Ledian Memushaj.

shqiperia

Taulant Xhaka ka reaguar pas fitores ndaj Izraelit.

Mesfushori Taulant Xhaka, i cili vuan mungesën në Kombëtare për shkak të konflikteve me trajnerin Gianni De Biasi, duket tepër i lumtur për fitoren spektakolare të Shqipërisë ndaj Izraelit.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Xhaka ka uruar shokët e skuadrës për rezultatin dhe paraqitjen dinjitoze në fushën e lojës.