PSG ka shënuar edhe fitoren e dytë në Ligue 1.
Kryeqytetasit kanë mposhtur 0-3 në udhëtim Guingampin, në ndeshjen që debutoi edhe Neymar.
Të tre golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.
Ikoko në minutën e 52’ me autogol, Cavani në minutën e 62’ dhe Neymar në minutën e 82’, shënuan në fitoren e PSG-së.