Fiton Prishtina

Prishtina ka shënuar fitore në një ndeshje miqësore të zhvilluar ndaj Ulpianës së Lipjanit në stadiumin e kësaj të fundit, me rezultat 1:0.

Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, e realizoi mesfushori i ri i ardhur nga Ferizaj, Betim Haxhimusa, në pjesën e parë pas një ndërprerjeje.

Edhe Ulpiana pati rastet e veta por që nuk arriti që të realizojë. Nuk munguan as shikuesit e shumtë të cilët e përcollën këtë sfidë nga afër.

Prishtina në elitë po e kërkon titullin kurse Ulpiana bënë gara në Ligën e Parë.