Fiton Manchester City (VIDEO)

Manchester City është rikthyet te fitoret. Ekipi i Manuel Pellegrinit e ka mposhtur në Etihad West Bromin me rezultat 3:0.

Golat për kampionin e Anglisë i kanë shënuar: Wilfried Bony (27), Fernando (41) dhe David Silva (77).

Kurse, mysafirët nga minuta e dytë kanë luajtur me një lojtar më pak, pasi Gareth McAuley u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitore, Manchester City është ngjiru në kuotën e 61 pikëve, tre më pak sesa Chelsea që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.