Fitoi medaljen e artë, atleti Enis Bytyqi pritet nga kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur ekipin e atletikës, pas suksesit të arritur në Kampionatin Ballkanik U-18, të mbajtur në Tivar të Malit të Zi.

Atleti Enis Bytyqi fitoi medaljen e artë në disiplinën 400 metra vrapim.

Presidenti Krasniqi përgëzoi atletin Bytyqi për suksesin e arritur, duke i uruar fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Atleti Bytyqi, trajneri i tij, Ardian Mazreku, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani dhe sekretari i përgjithshëm, Abdurrahman Shkodra, folën për Ballkanikun, sfidat dhe garat e ardhshme.

Ballkaniku ishte organizuar nga Federata Atletike e Serbisë, e cila shkaku i Kosovës, organizimin e kishte bërë në Tivar.

Kumbulla: Synimi është të çojmë sa më lart Shqipërinë e Romën!

Ilir Daja për shortin në Ligën e Kampionëve: Ishim të përgatitur për këta kundërshtar