Fisnik Gashi e Krenar Vokshi, trajnerë të Pejës

Ish-futbollistët nga Peja, Fisnik Gashi e Krenar Vokshi, kanë gjetur punë. Nuk janë rikthyer fushat e gjelbra, por të mbyllura.

Të dy së bashku e kanë marrë drejtimin e klubit të futsallit FC Peja.

Gashi dhe Vokshi kanë qenë futbollistë me emër në futbollin e Kosovës, derisa kohë më parë janë përshëndetur me futbollin aktiv.