Fisnik Asllani vendimtar, shënon golin e fitores në Kupën e Austrisë

Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani po vazhdon me formë të mirë te Austria Vjenë, ku edhe sot ka gjetur golin në Kupën e Austrisë ndaj Klagenfurt.

Asllani e nisi ndeshjen si startues, ndërsa golin e gjeti në minutën e 24-të.

Ai mori një top në zonë dhe me një kthim të bukur u gjet përballë portierit për të shënuar pastaj për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe takimin, duke dal që goli i shqiptarit të jetë vendimtar.

Ky është goli i tretë i Asllanit me Austria Vjenën në të gjitha garat.

Ai është në huazim nga Hoffenhaim, që me gjasë do ta kthejnë në skuadër gjatë verës pas paraqitjeve të mira. /Gazeta Olle/

35 paraqitje për Kosovën, rrugëtimi i veçantë i Samir Ujkanit

Kosova u17 ka mbërritur në Zagreb për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian