Fisnik Asllani, futbollisti më i ri që i bashkohet Kosovës

Sulmuesi i Hoffenhaim, Fisnik Asllani, ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovënm, gjë që e ka bërë të ditur në ceremonin e FFK-së.

Fisnik Asllani që aktualisht luan te Austria Vjena si huazim me mjaftë sukses, do të luajë për Kosovën.

Asllani vendim e tij e bëri të ditur në ceremoninë e FFK-së, ndërsa kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ia dhuroi fanellën e Kosovës me numrin 20.

“Jam i lumtur që më ka ardhur mundësia te luajë për Kosovën. Falënderoj familjen time qe gjithmonë kanë qenë afër meje. Falënderoj edhe Agim Ademin e FFK-në”, ka thënë Asllani.

Sulmuesi llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj në futbollin gjerman, ku me Gjermaninë U20, ku në shtatë ndeshje ka shënuar tre gola.

Ai te Austria Vjena ka 11 ndeshje, me tre gola dhe një asistim. /Gazeta Olle/

Sulmuesi i Gjermanisë nuk përmbahet në dasmën shqiptare, i dashuri i Loredanës e “djeg” me valle

Infantino: Kosova ka bërë përparim të madh në futboll