Fishkëllimat e tifozëve kosovarë në ndeshjen Kosovë-Izrael, UEFA hap procedurë

Kombëtarja e Izraelit ka luajtur të dielën ndeshjen e saj të parë që nga fillimi i luftës duke humbur 1-0 kundër Kosovës në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Gjatë himnit kombëtar të Izraelit para ndeshjes, disa tifozë të pranishëm në Kosovë u shfaqën duke bërtitur dhe fishkëllyer, sipas videove që qarkullonin në mediat sociale.

Në lidhje me këtë UEFA, i tha CNN në një deklaratë se “janë hapur procedurat për ‘trazira’ gjatë himneve kombëtare”.

“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

CNN ka kontaktuar Federatën e Futbollit të Izraelit për koment.

Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor, por u shty pas shpërthimit të luftës.

Kosova pas fitores bëri 10 pikë në renditjen e Grupit I, një pikë prapa Izraelit në vendin e tretë.

Dy skuadrat më të mira, aktualisht Rumania dhe Zvicra, do të kualifikohen automatikisht në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm në Gjermani.

Kosova pëson humbje nga Sllovenia në ndeshjen përcaktuese

Kosova rikthehet në stërvitje, nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Zvicrës