Fiorentina shton persionin për Behramin

Fiorentina e ka shtuar presionin për Valon Behramin sepse dëshiron ta ketë me çdo kusht në skuadër për edicionin e ri të garave në futbollin italian.

Sipas “La Gazzetta Sportiva”, Fiorentina së shpejti do ta dërgojë ofertën zyrtare, për të tentuar më pas akordin edhe me vetë futbollistin.

Pas një sezoni aspak të mirë me Hamburgun, Behrami është i gatshëm që të largohet nga Bundesliga dhe Firenca do të ishte një opsion shumë i mirë për të. /Olle