Fiorentina nuk dorëzohet për Xhakën

Fiorentina është e kënaqur nga rendimenti i Luixhi Sepit, portierit që ka ardhur me huazim nga Napoli me të drejtë kthimi i datëlindjes 1991. Në janar drejtuesit vjollcë do të takohen me drejtuesit e napoletanëve për të blerë plotësisht kartonin e këtij lojtari, që kërkon ta largojë Tatarusanun si titullar.

Për sa i përket daljeve, Fiorentina kërkon të lërë të lirë brazilianin Xhilberto dhe për t’u përforcuar në të djathtë është duke menduar Taulant Xhakën e Bazelit, një lojtar të cilin Paulo Souza e njeh mirë. Si alternativë është propozuar një tjetër zviceran, Silvan Vidmer, që Udineze do të preferonte ta shiste vetëm në verë.