Fiorentina leksion Romës, Dinamo largon Evertonin

Fiorentina ka artiur të ‘shkatërroj’ Romën si mysafire duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0. Ishin mbrojtësit e Montellës që i dhanë fitoren, pasi që shënuan tre prej tyre. Ndeshjen e hapi Gonazles, ndërsa golin e dytë e shënoi Alonso, ndërsa rezultatin e fundit të pjesës së parë dhe atë final e dha Basanta.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në mes të Dinamo Kievit dhe Evertonit kishte rrebesh golash. Vendasit arritën të shënonim fitore prej 5:2. Yarmolenko shënoi për 1:0, ndërsa rezultati u barazua nga Lukaku. Ukrainasit shënuan edhe dy herë në pjesën e parë me Teodorczyk dhe Veloso. Në pjesën e dytë nuk u ndalën golat ndërsa Kiec ngriti epërsinë në 4:1 me Gusev. Ishte Antunes që e qoi rezultatin në 5:1, ndërsa në fund shënoi edhe Jagielkapër 5:2.