Fiorentina komunikatë zyrtare për Salah

Fiorentina ka publikuar një komunikatë zyrtare duke konfirmuar se Mohamed Salah ka refuzuar ofertën e klubit për qëndrim në Firencë.

Mohamed Salah nuk do të mbetet në Fiorentina, ka konfirmuar klubi Viola, nëpërmjet një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare.

Mesfushori nuk ka pranuar ofertën e Fiorentinës dhe pritet të gjejë një skuadër të re, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Futbollisti, nëpërmjet menaxherit të tij ka refuzuar ofertën e klubit, duke shprehur gatishmërinë të transferohet në një klub tjetër, dhe i është plotësuar dëshira”, thuhet në njoftim.

“Ekipi ligjor është duke marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e klubit”. Salah kërkohet nga Juventus dhe Inter.