Finish dramatik në Olimpico, portieri i Lazios shënon në sekondën e fundit dhe i siguron një pikë skuadrës italiane

Lazio ka arritur një pikë të madhe në përballje me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane ka barazuar me atë spanjolle 1-1 në një ndeshje që pati përfundim dramatik.

Los Colchoneros ishin në epërsi që nga minuta e 29-të me golin e Barrios, por vendasit nuk u dorëzuan deri në sekondën e fundit.

Ishte portieri Ivan Provedel që doli në skenë në fund të ndeshjes duke realizuar gol me kokë në sekondën e fundit për të barazuar shifrat në 1-1.

Goli i Provedel solli gëzim të jashtëzakonshëm në Olimpico, derisa portieri italian u bë viral në rrjetet sociale me golin dhe festën e tij.

PSG merr fitore komode ndaj Dortmundit

Ballkani merr rrugë për në Republikën Çeke për përballjen me Viktoria Plzen