Finalja shkon në vazhdime, Argjentina lëshon mundësi të artë në sekondat e fundit

Është mbyllur koha e rregullt e finales mes Kilit dhe Argjentinës, me rezultatin e barabartë, 0-0.

Asnjëra skuadër nuk mundi të gjejë rrugën e golit, pavarësisht disa rasteve të mira.

Tifozët nuk panë lojë të mirë, për shkak të lojës së ashpër të të dyja palëve.

Rasti më i mirë në ndeshje u lëshua në sekondat e fundit të shtesës nga Argjentina.