Finalja parë, Prishtina apo Trepça?

Gjithçka është e gatshme për finalen e parë të basketbollit në Superligën e Kosovës, në konkurrencën e femrave, mes Prishtinës dhe Trepçës nga Mitrovica.

Prishtina, kampione në fuqi, futet me misionin për fitore, ndërsa basketbollistet e Trepçës shpresojnë në befasi dhe ëndërrojnë titullin. Prishtina që udhëhiqet nga lojtaret më të mira në krye me Irma Konjushën , Donika Rexhepin etj. duan fitore, ndërsa Trepça me Kaltrina Mehmetin e Arta Mustafën, janë kërcënim i madh për bardhekaltrat .

Ndeshja luhet nesër në orën 18.15 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Ekipi me dy fitore, do të stoliset me titullin e kampionit.