Finalja Juventus – Lazio, me risi

Tashmë është zyrtare, teknologjia e “Syrit të Fajkoit” në futollin italian do të përdoret në fund të sezonit, pikërisht në finalen e Kupës së Italisë, Juventus – Lazio, e programur për t’u zhvilluar më 7 qershor.

Vendimi i zyrtarizua nga presidenti i Ligës së futbollit italian, Maurizzio Beretta, i cili i shtangu të gjithë kur tha se teknologjia do të hyjë në përdorim pa u mbyllur sezoni aktual, edhe pse parashikohej që kjo të ndodhte në fillim të 2015-2016.

‘Syri i Fajkoit’, duhet të shmangë polemikat që lindin kur gjyqtari nuk e dallon saktësisht kur topi e kalon vijën fatale. Në këtë mënyrë edhe futbolli Italian u bashkohet superfuqive të futbollit europian, sic janë Anglia dhe Gjermania. Premier Liga dhe Bundesliga e kanë zyrtarizuar prej kohësh përdorimimin e teknologjisë, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

Në rast se Juventusi do të kualifikohet në finalen e Championsit, atëherë finalja e Kupës së Italisë mund të luhet më 20 maj, pak ditë para javës së parafundit të Serisë pra edhe pëdorimi i teknologjisë në futbollit italian do të afrohej me të paktën dy javë.