Finalja e Milanit

Milani nuk arriti më shumë se një barazim në shtëpi përballë Sampdorias duke barazuar 1:1.

Por, mesfushori holandez, Nigel de Jong, tashmë ka lënë pas ndeshjen me Sapmdorian, duke folur për derbin ndaj Interit, ndeshje kjo e cila zhvillohet të dielën e ardhshme. De Jong, e ka cilësuar ndeshjen ndaj Interit, si finale për skuadrën e tij.

“Për të gjithë ne tifozët, dhe lojtarët ndeshja ndaj Interit, është si një finale. Kemi edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe nëse arrijmë të luajmë mirë mund të arrijmë synimin tonë që kemi këtë edicion edhe pse është shumë e vështirë”, u shpreh De Jong.

30-vjeçari nuk pranoi të flas rreth të ardhmes së tij duke insistuar se një vendim të tillë do ta marrë pas përfundimit të sezonit.