Finalja e madhe në Shqipëri, caktohet gjyqtari i ndeshjes Roma-Feyenoord

Gjyqtari rumun, Istvan Kovacs, do ta ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feyenoordit.

Finalja e kësaj gare të UEFA-s do të zhvillohet në Arenën Kombëtare në Tiranë, të mërkurën, më 25 maj.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Kovacs do ta ndajë drejtësinë në një finale të parë të madhe evropiane, ndërsa është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2010.

37-vjeçari ka qenë gjyqtar në 10 ndeshje të UEFA-s këtë sezon duke përfshirë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Ai do të ndihmohet nga anësorët Vasile Florin Marinescu e Mihai Ovidiu Artene, dhe nga gjyqtari i katërt Sandro Schwrer nga Zvicra.

Në dhomën e VAR-it do të jenë Marco Fritz, Christian Dingert dhe Bastian Dankert.

Finalja e Ligës së Konferencës: UEFA kërkon falje për gabimin në shitjen e biletave për sfidën që luhet në Tiranë

Leeds United me një nga mundësitë e fundit të shpëtoi nga rënia në Championship