Finalja e Kilit (VIDEO)

Kombëtarja e Kilit është kualifikuar në finale të Kupës së Amerikës. Hero i kësaj gjysmëfinale ishte Eduardo Vargas pasi mposhti Perunë me rezultat 2:1.

Kili është finalisti i parë i Kupës së Amerikës, finale kjo që do të mbahet më 4 korrik të këtij viti. Ata do të presin fituesin e sotëm të gjysmëfinales mes Argjentinës e Paraguajit.

Hero i këtij takimi ishte padyshim sulmuesi Eduardo Vargas i cili shënoi dy gola në minutat 42 dhe një supergol në minutën e 64.

Peru arriti të barazoi në minutën e 60 me anë të autogolit të Gary Medel.

Nga minuta 20, Peru mbeti me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua Carlos Zambrano.