Finalja Ballkani – Prishtina: Trofetë e klubeve, 10 përballjet e fundit, rruga për në finale dhe formacionet e mundshme

Ballkani dhe Prishtina do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, sot me fillim nga ora 15:00 në Drenas.

Është një sfidë finale dhe trofeu vlen shumë për të dyja skuadrat, si për Ballkanin që dëshiron ta fitoj për herë të parë këtë trofe, ashtu edhe për Prishtinën që është rekomrdmene sa i përket fitimit të Kupës së Kosovës.

Në fakt për skuadrën kryeqytetase trofeu vlen shumë, pasi me fitimin e Kupës së Kosovës do të siguroj edhe daljen në garat evropiane ku do të luaj nga rrethi i dytë i Ligës së Evropës.

Finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas me fillim nga ora 15:00 dhe pritet të mbledh mijëra shikues në shkallët e stadiumit.

Rruga për në finale

Si Ballkani ashtu edhe Prishtina kanë eliminuar nga katër kundërshtarë për të arritur deri në finale.

Mund të thuhet se rruga e Ballkanit ka qenë më e lehtë, pasi tre kundërshtarë i kishte nga Liga e Parë, derisa Prishtina dy nga Liga e Parë dhe dy skuadrat gjilanase nga Superliga.

Ballkani e nisi me fitore ndaj Drenicës në udhëtim, mposhti Vëllaznimin 1-0 në shtëpi, triumfoi 0-3 te Malisheva dhe në derbin lokal ndaj Suharekës në gjysmëfinale fitoi 3-2 pas 180 minutave lojë.

Prishtina dhe Ballkani luajnë finalen e Kupës së Kosovës - kryeqytetasit për trofeun dhe daljen në Evropë, Ballkani për trofeun e dytë sezonal 

Lexo po ashtuPrishtina dhe Ballkani luajnë finalen e Kupës së Kosovës – kryeqytetasit për trofeun dhe daljen në Evropë, Ballkani për trofeun e dytë sezonal 

Ndërkohë Prishtina e nisi rrugëtimin në Kupë në Rahovec, ku mori fitore komode 0-2 për tu përballur pastaj me Gjilanin të cilin e mposhti në penallti 1-4 pasi koha e rregullt u mbyll baras 0-0.

Në çerekfinale kryeqytetasit mposhtën Trepçën ’89 me rezultat 5-1, derisa në gjysmëfinale e eliminuan Dritën me rezultat 0-1 pas vazhdimeve.

Trofetë e klubeve

Ballkani është emër i vjetër në futbollin kosovar, por i ri sa i përket fitimit të trofeve. Suharekasit kanë fituar trofe vetëm në tre vitet e fundit, ku kanë marrë tre tituj kampioni si dhe një Superkupë të Kosovës.

Për skuadrën e Ilir Dajës finalja vlen shumë pasi do ta fitonin për herë të parë Kupën e Kosovës, trofe i vetëm që iu mungon.

Ndërkohë Prishtina është larg skuadra më e trofeshme në futbollin kosovar me 30 trofe të fituar.

Kryeqytetasit kanë fituar 11 herë titullin e kampionit, 11 herë Superkupën e Kosovës dhe tetë herë të tjera Kupën e Kosovës.

10 përballjet e fundit mes Ballkanit dhe Prishtinës

Ballkani ka dominuar në tre vitet e fundit në futbollin kosovar, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet se e ka bërë ndaj Prishtinës.

Në 10 ndeshjet e fundit skuadrat kanë bilanc të barabartë, me nga dy fitore dhe gjashtë ndeshje të tjera kanë përfunduar baras.

Prishtina e ka mposhtur Ballkanin këtë edicion në finalen e Superkupës së Kosovës të zhvilluar në Antalya të Turqisë me rezultat 2-1.

Ndërkohë këtë edicion në Albi Mall Superligë, skuadrat janë përballur tre herë ku të tria ndeshjet kanë përfunduar baras 1-1, 0-0 dhe 0-0.

Formacionet e mundshme:

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Emerllahu, Kuc, Ismajlgeci, Korenica, Gripshi, Hamidi.

Prishtina: Nika, Bytyqi, Limani, Useini, Muja, Islami, Gashi, Hamiti, Pefqeli, Hyseni, Kryeziu.

Presidenti Ademi priti Këshillin Organizativ të turneut madhështor “Kenan Halimi”

Fitorja e Ballkanit në finale i bën me mijëra euro Llapin, Dritën dhe Malishevën