Finalja më spektakolare e të gjitha kohërave do të vendoset pas ekzekutimit të penalltive

Fituesi i Kupës së Botës do të vendoset pas ekzekutimit të penalltive. 

Argjentina dhe Franca barazuan me rezultat 3-3 në finalen spektakolare në “Lusail Stadium”, shkruan Gazeta Olle.

Koha e rregullt u mbyll me rezultat 2-2, teksa në vazhdime të dy kombëtaret shënuan edhe nga një herë.

Nga penalltia për 1-0 i pagabueshëm u tregua Lionel Messi në minutën e 23-të të takimit.

Pas një aksioni fantastik erdhi edhe goli i dytë i cili u realizua nga Di Maria në minutën e 36-të, pas asistimit të Alexis MacAllister.

Argjentinasit kishin dominim edhe në pjesën e dytë, kur në skenë doli Kylian Mbappe i cili shënoi dy gola të shpejtë brenda dy minutave.

Sulmuesi fillimisht ngushtoi rezultatin në 2-1 nga penalltia në minutën e 80-të, teksa në minutën e 82-të për mrekulli me volej barazoi në 2-2.

Në pjesën e parë të vazhimeve rezultati mbeti i pandryshueshëm.

Spektakli i madh i kësaj finale të jashtëzakonshme vazhdoi në pjesën e dytë të vazhimeve.

Lionel Messi shënoi golin e tij të dytë, për 3-2 në minutën e 109-të të ndeshjes.

Kur u mendua se gjithçka mbaroi, ishte përsëri Kylian Mbappe që realizoi për të barazuar rezultatin në 3-3.

Mbappe kompletoi het-trikun në minutën e 118-të me golin e tij nga penalltia.

Tani gjithçka do të vendoset nëpërmjet ekzekutimit të penalltive. /Gazeta Olle/ 

Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve, rezultati mbetet i pandryshuar

Argjentina e Messit fiton Kupën e Botës, triumfon në finalen magjike ndaj Francës