Prishtina shkatërron Trepçën

Sigal Prishtina është finalisjta e parë e finales së IPKO Kupës së Kosovës në basketboll, pasi që në gjysmëfinale e mposhti Trepçën me rezultat 92:65, pas një ndeshje të dominuar që nga minuta e parë.

Ata tani e presin fituesin e ndeshjes Ylli-Peja, në finalen që do të zhvillohet të dielën me fillim prej 20:15 në Suharekë.

Atmosfera në palestër ishte shumë e nxehtë, ku të pranishëm ishin “Plisat” dhe “Torcidat”.

E plotësuar:

18:35: Prishtina e mbyllë çerekun e tretë me epërsi prej 28 pikësh, 78:50.

18:05: Prishtina pas pjesës së parë është duke e mundur skuadrën e Trepçës me rezultat 50-37.