“Final 8” në Suharekë, Ministria e Shëndetësisë lejon edhe shikuesit?

“Final 8” duket se ka gjetur lokacion të ri.

Një nga atraksionet e basketbollit kosovar është padyshim edhe ngjarja e “Final 8”, shkruan Gazeta Olle.

Ditë më parë, Rahoveci hoqi dorë nga organizimi i kësaj ngjarje për shkak se u dëmtuan nga referët në një ndeshje kampionale, por nuk kaluan as një javë dhe klubi i ri organizator u gjend.

Bëhet fjalë për Golden Eagle Yllin dhe qytetin e Suharekës.

Lajmin e dhanë tifozët e zjarrtë të këtij vendi “Xhebrailat”

Sipas tyre madje, duelet do të zhvillohen me shikues./GazetaOlle/