Fillon te prishet edhe tribuna tjetër në stadiumin e qytetit në Gjilan

Po vazhdon të punohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Tani në këtë stadium ka nisur të rrënohet edhe tribuna e fundit, ajo e vogla në të cilën janë vendosur gjithmonë tifozët mysafir, shkruan Gazeta Olle.

Kurse shumë shpejtë pritet që të prishet edhe dhomat e zhveshjes, ku stadiumi do të merr pamje të re.

Projekti i cili është zhvarritur që nga nëntori i 2017-tës nga Qeveria e cila është tani në pushtet kanë bërë me dije se do të përfundohet në vitin 2022, derisa është futur si prioritet kryesor nga MKRS-ja. /Gazeta Olle/

Kuka: Kampionet olimpike u vaksinuan me AstraZeneca, duhet besuar shkencës

Sfida me Poloninë, Uzuni optimist: S’ka kundërshtar të pakalueshëm