Fillon shkëlqimi i Gashit në MSL, në formacionin e javës me yllin botëror

Duke pasur parasysh se sulmuesi i Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi nuk shënoi këtë javë në fitoren 1-0 të ekipit te tij ndaj Torontos së mbushur me lojtarë me emër, u duk e habitshme përfshirja e lojtarit te Kombëtares sonë në formacionin e javës.

Por në Amerikë vlerësohet shumë loja në të mirë të ekipit, pra kolektiviteti dhe djersa e derdhur në fushë.

Shkëlzen Gashi formon bashkë me Kaka dyshen sulmuese pasi shqiptari ka goditur pesë herë portën kundërshtare duke krijuar kaos te Toronto.

formacioni i javes shba