Genc Hamiti, Granit Jashari, Erlis Frashëri dhe Hysen Tahiri, kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një edicion me kuqezinjtë, shkruan Gazeta Olle.
“Klubi i futbollit ‘Drenica’ me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Drenicës, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjet me mesfushorët, Genc Hamiti e Granit Jashari, mbrojtësin e krahut, Erlis Frashërin, si dhe sulmuesin e krahut, Hysen Tahiri”, thuhet në postimin e Drenicës.
Skuadra nga Skenderaj gjithashtu njofton se gjatë ditëve në vijim, do të zyrtarizojë edhe futbollistë të tjerë, që do të ‘djersitin’ fanellën kuq e zi në edicionin e ri 2021/2022. /Gazeta Olle/