Fillon ndeshja Kosovë U17 – Ukrainë U17, nipi i Adem Jasharit me gjest të bukur për ukrainasit

Ka nisur ndeshja e parë në “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U17, ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës.
Kjo ndeshje njëherësh shënon rikthimin e ekipeve kombëtare të Ukrainës në garat e UEFA-s pas agresionit të Rusisë mbi këtë shtet.
Në shenjë përkrahje të popullit ukrainas, i cili po ballafaqohet me agresionin e egër rus, kapiteni i Dardanëve U17, Igball Jashari para fillimit të ndeshjes ia ndau kapitenit të ekipit ukrainas fanellën e Kombëtares së Kosovës me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe stafit.
Kampionati evropian i kësaj grupmoshe do të mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor të këtij viti.

Ylli i Cityt kapet keq, po urinonte murin e një hoteli

Allegri mund ta marrë drejtimin e PSG-së, Juventusi synon rikthimin e ish-trajnerit të tyre