Fillon Kampionati i Kosovës në çiklizëm

Në fundjavë (të dielën) fillon Kampionati i Kosovës në çiklizëm, e cila garë pritet të jetë interesante dhe me rivalitet të madh mes çiklistëve. Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, tha për gazetën kombëtare ‘Bota sot’ se janë bërë përgatitjet e fundit dhe pret që të jetë një garë e fortë.

“Mikpritës i Kampionatit të Kosovës është klubi i Kastriotit nga Ferizaj. Gara fillon nga objekti i Kuvendit Komunal të Ferizajt e përfundon në Prevallë, me gjatësi të shtegut 70 kilometra. Shpresojmë se të gjitha klubet në vend janë të përgatitura mirë dhe është gara e para për edicionin e sivjetshëm”, tha Nuha.