Fillojnë punime në ish-stadiumin e ekipit të Superligës!

Hajvalia 2020, skuadra e sapo themeluar në futbollin kosovar, ka vazhduar me risi.

Tashmë, kjo skuadër ka filluar punimet për renovimin e zhveshtoreve në stadiumin e Kishnicës, ku më parë ndeshjet si vendas në Superligë i luante KF Hajvalia, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, në njoftimin zyrtar, thuhet se pos zhveshtoreve, janë duke u bërë instalime të reja të ujit, rregullim i banjove dhe dhomave tjera përcjellëse.

Më poshtë njoftimi zyrtar:

“F.C. Hajvalia 2020” nis investimet e mëdha në stadiumin e Kishnicës!

Sot, edhe zyrtarisht ka nisur puna në Stadiumin e Kishnicës, aty ku klubi jonë do të zhvilloj ndeshjet e stinorit të ri.

Klubi ka nisur rinovimin e plotë të zhveshtoreve për futbollistë dhe gjyqtarë. Janë duke u bërë instalime të reja të ujit, rregullim i banjove dhe dhomave tjera përcjellëse.

Me mbështetjen e institucioneve relevante ka nisur edhe rregullimi i kanalizimit dhe ujitjes për të dy stadiumet. Sot po bëhet edhe vendosja e gypave kryesorë.

“F.C Hajvalia 2020” siguron futbollistët, tifozët, federatën dhe të gjithë dashamirët se do të krijojë kushte optimale dhe të denja për zhvillimin e ndeshjeve të mirëfillta të futbollit.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.