Fillojnë bisedimet mes palëve, ylli tjetër i Kosovës e zëvendëson Rashicën te Werderi

Werder Bremen e fiksuar pas lojtarëve kosovarë.

Klubi nga Weser Stadion, që këtë sezon do të militojë në Bundesligën e dytë, synon ta zëvendësojë Milot Rashicën me një tjetër futbollist të përfaqësueses kosovare.

Rashica këtë sezon kaloi te Norwich City në Premier League duke lënë një “gropë” të madhe në sulmin e Werderit të cilën bardhejeshilët kërkojnë ta mbulojnë me afrimin e Lirim Kastratit nga Dinamo e Zagrebit.

Bisedimet kanë nisur me drejtuesit e Werderit që i kanë ofruar Dinamos, huazimin e futbollistit e 22-vjeçarit me detyrim blerjeje pas një viti, për momentin marrëveshja nuk është arritur, por shanset që Kastrati të kalojë te Werder Bremen janë të mëdha.

Kastrati është një tjetër futbollist që ka dalë nga futbolli i Kosovës.

Sulmuesi këmbëshpejtë fillimisht ishte transferuar te Lokomotiva e Zagrebit, pastaj dy vite më parë u bashkua me gjigantin kroat Dinamon ku ka shkëlqyer. /Gazeta Olle/

Pritet të rritet numri i shqiptarëve te Konyaspori, mesfushori i Kombëtares afër transferimit tek kjo skuadër

“Iu pëlqyen edhe futbollistëve të Feyenoordit”, Dragusha dhe Sermaxhaj me deklarate epike për Intelektualët