“Fillimisht gjuri, pastaj dora” | Ismajl Kasumi nuk e konsideron penallti momentin diskutabil në Gjilan

Ish-gjyqtari i futbollit vendor, tani analist i referimit në emisionin “2 me 1”, Ismajl Kasumi, ka komentuar momentin më kontestues të ndeshjes Gjilani – Ballkani.

Bëhet fjalë për episodin e pjesës së parë, kur mbrojtësi Franc Veliu ndali goditjen e Kushtrim Gashit.

Sipas Kasumit, nuk bëhet fjalë për penallti në këtë rast.

Ai ka theksuar se topi fillimisht është përplasur mbi gjurin e Veliut.

“Topi e ka goditur fillimisht mbi gju mbrojtësin e Gjilanit. Kjo nuk është penallti”, u shpreh Kasumi.

“Shohim se topi fillimisht është përplasur në kofshën e futbollistit, më pas në dorë. Është vendim i drejtë i gjyqtarëve”, theksoi ish-gjyqtari.

Ai ka deklaruar që gjyqtarët në përgjithësi kanë bërë mirë në javët e para.

Momentin diskutabil në Gjilan, mund ta shikoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /Gazeta Olle/

FORMA E BALLKANIT 🟠⚫️🎙 Besnik Kollari: Ky është problemi i madh i Ballkanit! ➡️ bit.ly/3kOGDHY

Gepostet von Gazeta OLLE am Montag, 28. September 2020